Komisioni i veprimtarisë prodhuese “ok” tre kodeve

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka kaluar sot tre kodet të cilat kërkojnë 3/5 e votave në Parlament.
Në mbledhjen e sotme të komisionit të dyja palët kanë votuar me konsensus tre kodet, si ai detar, kodi hekurudhor dhe kodi ajror.
Më herët deputetët e djathtë në komision kanë theksuar se miratimi i kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite kohë për miratimin e tyre.
Një tjetër kod i cili është diskutuar sot në komisionin e ligjeve është ai rrugor ku deputetët e majtë propozuan që për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të ndiqet një procedurë e veçantë.