Norvegji, Breivik dënohet me 21 vjet burg

Një gjykatë në Oslo e shpalli Anders Breivikun të aftë mentalisht për vrasjen e 77 personave me armë dhe me bombë vitin e kaluar, duke e dënuar atë me 21 vjet burg, pasi refuzoi kërkesën e prokurorisë për ta shpallur të akuzuarin të sëmurë mendor.
Anders Breivik akuzohet për terrorizëm dhe vrasje masive. Ai e ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 persona, dhe vrasjen e 69 personave të tjerë në një kamp veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.
Në të kaluarën ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave emigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët.
A nuk ka shprehur pendim për vrasjet dhe pritet se do ta shfrytëzojë procesin si platformë për paraqitjen e pikëpamjeve të tij anti-myslimane.
Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakular në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri.
Gjykata në Oslo ka shkarkuar njërin nga gjyqtarët , për shkak të komenteve të tij në Facebook, se Breiviku meritonte dënimin me vdekje.
Gjyqtari, Thomas Indreboe, në komentet e tij ditën pasi ishte bërë masakra, kishte shkruar se “dënimi me vdekje është e vetmja finale korrekte në këtë rast”. Ndërkohë sistemin juridik në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje.