E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani: S`ndihmuam SHBA në gjetjen e Bin Laden

Ushtria pakistaneze, nëpërmjet një komunikate ka hedhur poshtë deklaratat e bëra në librin e gazetarit Richard Miniter i cili thekson se Pakistani ka ndihmuar në gjetjen e ish-kryeteroristit Bin Laden.

Ushtria mohon kategorikisht që një zyrtar i lartë i saj, apo persona të tjerë brenda strukturave të ushtrisë të kenë ndihmuar Shtetet e Bashkuara në lokalizimin e Bin Laden.

Bin Laden u vra 2 majin e vitit të kaluar në shtëpinë e tij në Abotabad, pranë një reparti ushtarak pakistanez, duke i dhënë fund arratisë 10-vjeçare. Për një dekadë, ai qendroi në top-listën e personave më të kërkuar nga Uashingtoni, që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në “Kullat Binjake”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›