E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet ish diplomati Rajan Kroker

Diplomati i pensionuar amerikan, Rajan Kroker, që ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Pakistan, është arrestuar në Uashington, i akuzuar se ka drejtuar automjetin i dehur dhe se është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi është përplasur me një automjet tjetër.

Raportohet se Rajan Kroker ka thënë se nuk është fajtor. Policia tha se incidenti ka ndodhur më 14 gusht në Spokane Valley në shtetin Uashington.

Një dëshmitar kishte lajmëruar policinë, e cila konstatoi se Kroker po drejtonte makinë në gjendje të dekur duke e arrestuar atë. Ai mund të ballafaqohet me gjobë dhe me dënim me burg.

Rajan Kroker, këtë verë u tërhoq nga posti i ambasadorit në Afganistan, për shkak të problemeve shëndetësore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›