E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE/ODIHR, javën e ardhshme raporti për zgjedhjet

Publikimi i raportit të ODIHR për zgjedhjet vendore është më i rëndësishmi për këtë proces elektoral, pasi do të përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve të radhës në Shqipëri, por do të jetë edhe dokumenti bazë i referimit për të gjithë faktorin ndërkombëtar.
 
Deri më tani raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, referuar dhe deklaratës së misionit të vëzhguesve dy ditë pas zgjedhjeve, e cilësoi procesin zgjedhor si transparent dhe konkurrues.
 
Në kapitullin e fundit të raportit, ODIHR pritet të publikoje dhe rekomandimet e radhës për reformën zgjedhore. Mes rekomandimeve të shumta raporti do të vlerësojë edhe numërimin e votave në Tiranë. /Start/

                                                                                             2011-08-14 12:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›