Norvegji, koalicioni i majtë rikonfirmohet në pushtet
Kryeministri novergjez i koalicionit të qendrës së majtë, Jens Stoltenberg duket se ka siguruar qëndrimin sërish në pushtet pas zgjedhjeve të vështira treguan se votuesit kanë vlerësuar politikat e tij në kushte e krizës ekonomike globale. Pas numërimit të 99 për qind të votave të zgjedhjeve të djeshme, koalicioni i tij është pranë mbajtjes së një mazhorance të dobët në parlament përballë opozitës së qendrës së djathtë, që u përpoq të fitonte besimin e votuesve duke premtuar reduktimin e taksave dhe më pak përfshirje të shtetit në ekonomi.
Koalicioni i Stoltenberg mori 86 deputetë nga 169 që ka parlamenti, duke u bërë edhe qeveria e parë në këto 16 vjet që zgjidhet për të dytën herë radhazi. Tashmë qeverisë i duhet të vendosë nëse duhet të krijojë zona të reja eksploruese për kërkimin e naftës në Artik dhe të nisë një debat të ri për anëtarësimin në BE. Norvegjia i mbijetoi krizës globale më mirë se fqinjët e saj.
Stoltenberg injektoi në ekonomi më shumë të ardhura nga prodhimi i naftës dhe u ofroi ndihmë bankave. Me papunësinë vetëm në 3 për qind dhe një ekonomi që duket se do të rimëkëmbet në vitin 2010, shumica e shohin këtë koalicion si zgjidhja më e mirë.
Norvegjia, që nuk është anëtare e OPEK-ut, është eksportuesja e pestë e naftës bruto në botë dhe eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Evropën Perëndimore.