Rexhepi përjashton Gjuriçin nga puna
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se Nenad Gjuriç, ish-komandant i policisë së Kosovës në Zveçan, aktualisht është pa punë.
Ai ka theksuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar rreth ankesave të tyre. Rexhepi nuk ka saktësuar se kush do të ushtrojë detyrën e komandantit të rajonit të policisë në Zveçan, duke thënë se një vendim të tillë operativ do ta marrë drejtori i përgjithshëm i policisë.