Norvegji, pritet vendimi në rastin Breivik

Një gjykatë në Oslo të Norvegjisë pritet ta shpallë sot vendimin lidhur me akuzat kundër ekstremistit të krahut të djathtë, 33 vjeçarit, Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 persona, vitin e kaluar.
Mendohet se fokusi i vendimit gjyqësor do të jetë në çështjen se nëse është Breivik ka probleme mendore apo jo. Nëse shpallet fajtor, Breivik, mund të dënohet me 21 vjet burg.
Nëse vërtetohet se ai ka probleme mendore Breivik do të dërgohet në ndonjë institucion për të sëmurë psiqik.
Gjatë procesit gjyqësor 10 javësh, Breivik ka theksuar se aksionet e tij ishtin “mizore nga domosdoshmëria” për ta mbrotjur Norvegjinë nga multikulturalizmi.