Siri, qeveria: Do bashkëpunojmë me diplomatin Brahimi

Qeveria siriane është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të dërguarin e ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Lakdar Brahimi.
Zëvendësministri i jashtëm i Sirisë tha se Damasku shpreson se Brahimi do të hapë rrugën për “dialog kombëtar” për ta përfunduar konfliktin.
Raportohet se edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në lagjet e kryeqytetit Damask dhe në Alepo.