Cameron mbeshtet Obamen per Sirine
Linja amerikane ka gjetur mbështetjen e Londrës. Në një telefonatë ndërmjet presidentit amerikan, atij francez hollond dhe kryeministrit britanik Dejvid kamerun, ky i fundit ka konfirmuar se përdorimi i armëve kimike në konfliktin në Siri mund të çojë drejt një ndërhyrjeje ushtarake. Biseda ndërmjet liderëve perëndimorë vjen në një kohë kur Damasku është ende një skenë dhune. Bombardime ajrore kanë paraprirë ndërhyrjen e mjeteve të blinduara në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku sipas militantëve të opozitës të paktën 37 civilë kanë gjetur vdekjen. Luftimet kanë qenë intensive edhe në Anadan nga ku janë arratisur me qindra banorë. ‘Situata humanitare është përkeqësuar nga vizita ime më e fundit në muajin mars,“ është shprehur Valerie Amos, përgjegjëse në OKB, për emergjencat humanitare. “Ajo që është më e domosdoshme për momentin janë medikamentet, strehimi, ushqimi, uji dhe situatw shëndetësore. Më shumë se 500 persona janë larguar nga Anadan duke gjetur strehim të përkohshëm në një shkollë në Kafar Hamra, pak kilometra larg nga Aleppo.