Norvegji, shpërthim pranë selisë së qeverisë

Pamje nga vendi i ngjarjes
UPDATE- Një shpërthim në afërsi të selisë së qeverisë ka goditur kryeqytetin norvegjez Oslo, raportojnë mediat vendase.
Nuk ka asnjë konfirmim për numrin e njerëzve të lënduar, por disa ndërtesa thuhet se janë dëmtuar nga shpërthimi në qendër të qytetit.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se një makinë ka qenë epiqendra e shpërthimit. Policia, raportojnë mediat vendase, është duke larguar njerëzit dhe gazetarët pranë vendit të shpërthimit, nga frika e shpërthimeve të tjera.
Policia është duke punuar për të evakuar të gjithë punonjësit e selisë së qeverisë dhe ndërtesave përreth, ndërsa thuhet se shumë të plagosur janë nxjerrë në rrugë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tyre.
Ndërkohë mediat kanë konfirmuar se kryeministri, Jens Stoltenberg është i palënduar.
