Prifti: Meta e ka betejën me drejtësinë, jo me mua

“Unë nuk jam njohur me vendimin e plotë të Gjykatës, por Meta nuk kupton veprimet e avokatëve të vetë”. Ky ka qënë reagimi i menjehershëm i bërë publik nga Dritan Prifti, pas deklaratës së kryetarit të LSI-së Ilir Meta, sa i takon video-përgjimit.
Për të, kreu i LSI-së ka bërë betejën me drejtësinë dhe se Gjykata zbatoi sot pavlefshmërinë e skspertimit.
Vetëm pak orë më parë, në një prononcim, pas përfundimit të seancës së parë për video-përgjimin, në Gjykatën e Lartë, Meta akuzoi organin e Prokurorisë se po merr në mbrojtje përgjuesin e tij Dritan Prifti me tërheqjen e provës kryesore, siç e quajti Meta videon "Beqiri-Prifti".