Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur

Vendi i shperthimit. Foto e vogel, makina bombe pas shperthimit.
UPDATE- 17:10- Televizioni NRK, raporton se tashme policia ka pranuar se ka disa viktima, por pa dhene ende nje numer te sakte. Sipas te njetit burim, policia e kryeqytetit norvegjez ka njoftuar nje konference per shtyp ne oren 17:30, ku pritet te jepen detaje lidhur me shperthimin e pak minutave me pare ne qender te OSLOS.
17:00
Një shpërthim në afërsi të selisë së qeverisë ka goditur kryeqytetin norvegjez Oslo, raportojnë mediat vendase.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se një makinë ka qenë epiqendra e shpërthimit. Policia, raportojnë mediat vendase, është duke larguar njerëzit dhe gazetarët pranë vendit të shpërthimit, nga frika e shpërthimeve të tjera.
Nga shpërthimi u përfshi zyra e ministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, e cila ndodhte në katin e 17-të. televizioni shteteror norvegjez, njoftoi se kryeministri nuk eshte lenduar dhe eshte i sigurt. Ministria e Naftës është përfshirë nga flakët, nderkohe qe raportimet e para flasin se kjo ministri mund te kete qene edhe epiqendra e shperthimit.
Sipas raportimeve të korrespondentëve të agjencisë, Reuters, deri tani thuhet se janë 8 persona të plagosur.
Polica dhe zyrtaret vendas nuk pranojne te japin informacion lidhur me shkaqet e shperthimit.
Por sipas Reuters, Norvegjia si vend anëtarë i NATO-së është kërcënuar disa herë nga Al-Qaida për përfshirjen e saj në luftën në Afganistan. Norvegjia ka marrë pjesë gjithashtu edhe në sulmet në Libi, ndaj Muammar Gadafit, i cili pak kohë më parë kërcënoi Evropën se do ta sulmonte, nëse nuk ndalonte bombardimet.
