PD mbledh shtunën Këshillin Kombëtar

Lajmi konfirmohet nga burime brenda PD-së, ku bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet nesër në orën 10:00.
Jo zyrtarisht thuhet se dy do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në forumin e lartë të demokratëve, së pari zgjedhjet lokale të 8 majit, ku kjo parti doli fituese si dhe zgjedhjet brenda strukturave të PD-së.
Në mbledhjen e së shtunës pritet të zgjidhen kryesia e Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e rinj, dhe sekretariati, sipas fushave përkatëse të mbulimit dhe organizimit të partisë. /S.Ll/Start/
2011-07-22 15:18