Norvegji, test psikologjie për Breivik
Një ritestim të sjelljes psikologjike për vrasësin Anders Behring Breivik është dhënë nga Gjykata e Lartë e Norvegjisë. Kjo masë jepet vetëm një muaj pasi një komision i mëparshëm e konsideroi si të sëmurë mendërisht përpara ligjit.
Në 22 korrik 2011, ai pas një sulmi të armatosur në ishullin Utoja, u mori jetën 69 të rinjve, ndërsa plagosi mbi 150 persona të tjerë. Për të, ky sulm ishte mjaftë i domosdoshëm, kjo për të ndërgjegjësuar norvegjezët për domosdoshmërinë e një lufte kundër islamit.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas shpërthimit të një bombe në qendër të Oslos, ku shkaktoi tetë viktima. Gjykatësja Wenche Elizabeth Arntzen deklaroi nga Oslo se një vlerësim i ri është bërë i domosdoshëm për shkak të kritikave të mëdha që ka marrë vlerësimi i parë që e konsiderohen të pandehurin të çmendur.
Nëse raporti do të konfirmohet, 32-vjeçari do ti shpëtojë burgut dhe do të dërgohet në izolim në një klinikë psikiatrike.