E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurum ndërpret aktivitetin, 700 punëtorë protestojnë

Kompania e industrisë së rëndë Kurum International, e cila administron Metalurgjikun e Elbasanit ka vendosur pezullimin e kontratave të punës. Ndërkohë që burime nga Elbasani bëjnë të ditur se 700 punëtor të kësaj kompanie kanë nisur sot protestat.

Punëtorët kanë bllokuar rrugën në qendër të qytetit duke kërkuar normalizimin e furnizimit me energji elektrike, që siguron vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë. Sipas informacioneve më të fundit punëtorët i kanë kërkuar kryeministrit Berisha që të ngrijë ligjin për energjinë elektrike.

Një ditë më parë kompania Kurum International njoftoi pezullimin e punës për rreth 3 muaj dhe ndërprerjen e kontratave me 700 punëtorët e saj, për shkak të problemeve në furnizimin me energji elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›