E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia hap nesër ambasadën në Prishtinë

 

PRISHTINE-Me qëllim thellimin e bashkëpunimit bilateral, Norevgjia do të hapë nesër ambasadën e saj në Prishtinë. Për këtë qëllim në Kosova ka arritur Zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme e këtij shteti, Elizabet Valas. Pas takimeve të ndara me presidentin Sejdiu, zëvëndës kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, diplomatja norvegjeze ka shprehur përkushtimin e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Përveç bashkëpunimit në sferën diplomatike, Zëvëndës Ministrja e Jashtme norvegjeze ka premtuar ndihmën e shtetit të saj edhe në sferën ekonomike
“ Norvegjia është e përkushtuar që të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën dhe autoritetet e saj me qëllim që të kontriboj në zhvillimet ekonomike dhe ato sociale për të ndërtuar një Kosovë stabile dhe multietnike”, tha Valas.
Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu shprehu përkushtimin e Kosovës, për të zgjeruar rrjetin e saj diplomatik edhe ne vendet skandinave, por edhe në dy vendet fqinje që së fundi e kanë njohur Kosovën, Mali i Zi dhe Maqedonia.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›