Sulmohet selia e Qendrës kulturore kosovare në Zvicër
ZVICER-Dy persona të panjohur, kanë sulmuar Qendrën kulturore kosovare në St. Gallen të Zvicrës. Sulmi ka ndodhur të dielën rreth orës 05.40, me "bomba Molotov". Për fat të mirë, në momentin që është hedhur lënda plasëse askush nuk ka qenë në ndërtesën ku gjendej qendra, prandaj nuk ka të plagosur.
Sa i përket dëmit material, nga ky shpërthim është thyer vetëm një xham i ndërtesës, ndërsa Refet Berzati, kreu i kësaj qendre, shprehet që është fat që nuk ka ndodhur diçka më e keqe.
"Kemi fat që ‘kokteji Molotov’ nuk ka shpërthyer në brendësi të lokalit, përndryshe gjithçka do të përfshihej në zjarr", ka deklaruar ai. Policia është duke hetuar në çdo drejtim për të zbuluar se kush mund të jenë autorët e mundshëm të këtij incidenti. "Jemi duke tentuar të dëshmojmë nëse kjo ka të bëjë me ndonjuë prapavijë raciste", deklaron zëdhënësi i Policisë Eugen Rentsch.
(d.b/INA/BalkanWeb)