Norvegjia hap sot ambasaden në Prishtinë
PRISHTINE- Norvegjia do të hapë sot ambasadën e saj në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Për këtë eveniment, në Prishtinë ndodhet dhe zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme norvegjeze, Elizabet Valas. Gjatë ditës së djeshme Valas zhvilloi një sërë takimesh me presidentin Sejdiu, zëvëndës kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe shprehu përkushtimin e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE-së.
(s.g/BalkanWeb)