Belgjika ekstradon te denuarin per plagosje te rende
Belgjika ekstradon te denuarin ne mungese me 23 vjet burg nga drejtesia shqiptare, i kerkuar prej kater vitesh nga policia e Beratit. Gentian Tano eshte sjelle ne pranga mesnaten e se martes nga Brukseli, ndersa veprimet jane kryer nga agjentet e Interpol Tiranes. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit thane, se "Gentian Tano, nga Berati, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpoli, pasi me 21 dhjetor te vitit 2005, ishte denuar me 23 vjet heqje lirie per veprat penale 'vrasje me paramendim, e mbetur ne tentative', 'armembajtje pa leje' dhe 'shkaterrim te prones me mjete te tjera". Vendimi i dhene nga gjykata e Beratit ndaj 30-vjecarit, ishte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit ne Vlore. Ngjarja, per te cilen eshte denuar Tano, ka ndodhur mbremjen e 26 tetorit te vitit 2004, ne lagjen "Guri i Bardhe", Ura Vajgurore. Sipas hetimeve, Tano ka tentuar te vrase me automatik Bardhyl Rucin, teksa ky i fundit po udhetonte me nje automjet. Por Ruci ka mundur te largohet, ndersa bresherite e plumbave i shkaktuan atij plage ne pjese te ndryshme te trupit. Menjehere pas ngjarjes, 30-vjecari ka mundur te arratiset, kurse policia deklaroi se shkak ishin motivet banale, nje zenke mes dy paleve ne qytet qe shkoi deri ne prite. Dyshohet se fillimisht Tano eshte fshehur ne vend dhe me pas te kete kaluar ne Greqi e deri ne Belgjike, ku ka gjetur strehim deri ne momentin e arrestimit ne Bruksel. Mesohet se Gentian Tano iu dorezua perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
A.Cena
A.Cena