Shisnin droge te Brryli, ne pranga shperndaresit
Bien ne prangat e policise dy shperndares te lendeve narkotike ne zonen e Brrylit. Policia e Tiranes, ka bere te ditur se te rinjte jane kapur ne momentin qe kane qene duke kembyer lenden narkotike kanabis sativa, prej 200 gramesh me nje sasi parash. Burime zyrtare nga policia bene te ditur, se "E. K., 25 vjec dhe E. C., 29 vjec, banues ne Tirane, u arrestuan ne mengjes ne zonen e quajtur Brryli". Te njejtat burime thane se 29-vjecarit C. iu bllokua 2,3 grame kanabis sativa, sasi te cilen sapo ia kishte blere E. K.. Menjehere pas kesaj, efektivat e policise kane ushtruar kontrolle te imtesishme ne banesat e dy te arrestuarve, ku ne shtepine e 25-vjecarit Kaja ka sekuestruar rreth 200 grame bime narkotike e llojit kanabis sativa, te ndare ne 78 qese plastike, qe jane dergura ne laborator. Burimet zyrtare te policise bene te ditur se kane bllokuar gjithashtu dhe nje automjet tip "Benz", ne perdorim nga E. C.. Pas kesaj, ceshtja ne ngarkim te dy te arrestuarve i ka kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tirane per vepren penale "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike".
A.Cena
A.Cena