Norvegjia zgjeron edhe me shume sektorin e naftes

Norvegjia ka zgjeruar edhe më shume sektorin e saj të naftës pas zbulimit të një pusi të ri në veri të detit Barents.
Firmat që do ta shfrytëzojnë do të jenë ajo austriake OMV dhe shoqëria kombëtare shtetërore Statoil. Një nga personat më të gëzuar për këtë zbulim të ri ka qenë ministri për naftën. Ai e ka përshkruar këtë si nëj ditë të rëndësishme për vendin. Por një mendim komplet të kundërt kanë ambientalistët, të shqetësuar për aktivitetin e nxjerrjes së naftës, i cili mund të dëmtojë një ekosistem të brishtë dhe delikat si ai përreth polit të veriut.
Ata sh[prehen se një vepromtari e tillë ëshët totalisht e papranueshme. Sipas ekspertëve të fushës burimi i ri mund të garantojë një prodhim global ndërmjet 60 dhe 160 milionë fuci nafte, duke shtuar këtu dhe sasi të mëdha gazi natyral