E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza e madhe, eliminohet Federer

Lamtumirë "Pekin 2008". Eliminohet në mënyrë befasuese në cerekfinale tenisti numër 1 i botës për meshkuj, zvicerani Roxher Federer, duke shkaktuar edhe surprizën më të madhe. Ishte amerikani Xhejms Blejk, numri 8-të në botë ai që nuk pati aspak mëshirë për Federerin, duke e mposhtur 2-0: 6-4 e 7-2.
Ishte fitorja e parë e Blejkut ndaj tenistit zviceran. Federer hyri në ndeshjen kundër tij me një statistikë absolute 8-0 në ndeshjet direkte, teksa kishte humbur vetëm një set me Blejkun në ndeshjet e mëparshme. "Një ditë unë do t'u them fëmijëve dhe nipërve të mi se unë kam mundur më të mirin e të gjitha kohërave", - tha Blejk.
Federer kishte pohuar më parë se të fitonte medaljen e artë olimpike ishte dhe objektivi i tij për tërë sezonin. Tenisti zviceran ka mundësinë t'i shtojë në titull "Grand Slemi", serisë së tij prej 12 fitoresh gjatë gjithë karrierës.
Federer do të bjerë nga froni i tij si numri një i botës, renditje që e mban që nga viti 2004, kur renditja e re të bëhet publike, më 18 gusht, teksa koka 1 e serisë botërore do të jetë spanjolli Rafael Nadal.
Tenisti amerikan Blejk pas eliminimi të Federerit do të luajë në gjysmëfinale kundër kilianit Fernando Gonzales ose francezit Pol-Henri Matje, takim që do të luhet më 15 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›