E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen paratë, Partizani në sulm për Rrudhon

Pasi kaloi momentin më të vështirë pas eliminimit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA dhe gjeti një sponsor të ri, qipriotin "Cyprys Building Construction", Partizani është futur tërësisht në merkato, duke kërkuar të rekrurtojë së pari ish-sulmuesin e Kievos, shqiptarin Xhulian Rrudho, i cili së fundi ishte në provë në Poloni të Lodz. Presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka kontaktuar përmes linjës telefonike me lojtarin me banim në Itali dhe i ka ofruar një kontratë të kënaqshme financiare. Vetë lojtari ka pohuar interesimin e njëshit të kuq, pavarësisht se ai ka dhe një ofertë nga Dinamo. Duke parë dhe vijën e parë të sulmit të Partizanit, Rrudho do të ishte një përforcim i mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›