E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noterët, pjesë e rëndësishme e drejtësisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, i udhëhequr nga Dominique Savoure.

Mysafirëve ajo u tha se Oda e Noterëve të Kosovës dhe noterët janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë në Kosovë. “Roli i noterëve është shumë i madh në rritjen e efikasitetit nëpër gjykata, sidomos në çështje që kanë të bëjnë me pronën, trashëgiminë dhe familjen, por rol të rëndësishëm noterët kanë edhe në zvogëlimin e korrupsionit”, citon njoftimi i Presidencës fjalët e presidentes Jahjaga.

Dominique Savoure, udhëheqës i delegacionit nga Unioni Ndërkombëtarë i Noterëve tha se është i kënaqur me gjendjen në Noterinë e Kosovës. Ai nënvizoi se roli primar i noterëve është siguria juridike si dhe respektimi i rendit e i ligjit.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›