Të hënën aktvendimi për rastin Medicus

Trupi gjykues në rastin “Medicus” të hënën do të nxjerr aktvendimin, ndërsa seanca e sotme është përcjellur me tensione rreth objektit ku ka funksionuar Klinika “Medicus”.
Seanca e sotme në rastin “Medicus” është përcejllur me debat të ashpër mes trupit gjykues, dhe mbrojtjes së të pandehurit, Lutfi Dervishi. Kryetari i trupit gjykues Arkadius Sedek, ka kërkuar sqarim rreth shitjes së objektit në të cilin ka funksionuar Klinika “Medicus” dhe desitinimit të parave.
Avokati i Lutfi Dervishit, Lin Slatingen fillimisht refuzoi të përgjigjet në pyetje. Më pas Slatingen pretendoi se parat e fituara nga shitja e objektit, i pandehuri Dervishi, i ka shpenzuar për një intervenim kirurgjik të gruas së tij në Gjermani. Ngritja e zërit ka qenë e papranueshme për trupin gjykues, i cili i ka tërhequr vërejtjen avokatit Slatingen, për sjellje jo korrekte në gjykatë. Për këtë Slatingen, është arsyetuar.
“Procesi gjyqësor përfshin dokumente të cilat janë paraqitur gjatë procedimit, pas kësaj gjithçka përfundon, dhe më pas palët bëjnë paraqitjen e fjalës përfundimtare dhe trupi gjykues merr vendimin për procesin. Dëshmitë nuk mund të sillen pasi ka përfunduar procesi gjyqësor dhe kur ka përfunduar fjala përfundimtare prandaj unë isha thellësisht i trazuar kur prokurori solli një dokument duke sjell pretendime të cilave ne nuk mund t''i përgjigjeshim, prandaj unë edhe isha shume i trazuar nga kjo”, tha ai.
Slatingen para se të tregonte se objekti është shitur, në seancën e djeshme kërkoi nga trupi gjykues që të lëshoi një vendim i cili do t”ia kthente në posedim klinikën pronarit, në këtë rast Lutfi Dervishit. Më pas prokurori Xhonatan Ratel ka paraqitur dokumente për rifunskionalizimin e klinikës. Ndonëse kërkesa dhe më pas lajmi për shitjen e klinikës, ka tingëlluar e çuditshme për trupin gjykues, mbrojtja pretendon se shitja e objektit ishte e ligjshme.
Avokati Petrit Dushi tha se “shitja e objektit të Medicusit, para më shumë se një vit është bërë në mënyrë krejtësisht të ligjshme,derisa gjykata ka munguar t’i ndjek hapat në lëshimin e një vendimi që është konfiskuar si objekt përkundër mbrojtjes e cila e ka kërkuar atë në mënyrë krejtësisht të ligjshme, gjykata nuk e ka bërë atë-prandaj nuk duhet të habitet askush që është shit objekti”
Paneli i gjyqtarëve do të vendosë rreth kësaj çështjeje dhe gjithë procesit, në aktvendimin që do të paraqes të hënën./Indeksonline/