E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novicki:Heqja e barrikadave, jo më kryesorja për KFOR-in

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, do të vazhdojnë heqjen e barrikadave, por ato nuk janë çështja kryesore dhe më e rëndësishme e zgjidhjes së situatës në veri të Kosovës.

Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, ndërsa ka shtuar më tej se e rëndësishme mbetet që situata të zgjidhet dhe palët të bisedojnë, për  të ardhmen e afërt.

Novicki ka cituar më tej se KFOR-i lejon protestat, por nuk do të lejojë dhunën kundër pjesëtarëve të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›