E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta sopranoja Nina Mula. Rama: Pa Ninën, s`do kishim Inva Mulën

Nina Mula

(I përditësuar)-  Menjëherë pas bërjes publike të lajmit për vdekjen e sopranos Nina Mula, ka reaguar menjëherë lideri i opozitës Edi Rama. Në faqen e tij të rrjetit social Tëitter , Rama shprehu keqardhje për vdekjen e sopranos duke e vlerësuar lartë figurën e saj.

Pa Nina Mulën s`do kishim Inva Mulën dhe të tjera yje të vokalit operistik shqiptar. Një grua e pedagoge e admirueshme. U prehtë në paqe shkruan Rama në Twitter.

******

 Ndahet nga jeta në moshën 80- vjeçare, sopranoja Nina Mula

Është ndarë sot nga jeta, në moshën 80- vjeçare sopranoja Nina Mula, mamaja e sopranos me famë botërore Inva Mula. Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. E rritur në një familje punëtore por të varfër, Nina, të cilën prindërit e lanë jetime në moshë të re, i kushtoi të gjithë rininë familjes, deri në ditën kur mësuesja e saj insistoi të takohej me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova.

Rolet e saj që nuk do të harrohen në opera janë Evgeni Onjegini, Madam Batërflaj, Dasma e Figaros e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën Karmen. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës Skënderbeu.

Një muaj më parë, me rasti e 80-vjetorit të saj, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Një surprizë e bukur për të ishte dhe lidhja përmes videokonferencës me vajzën e saj nga Parisi, sopranon e njohur Inva Mula.

Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin Naim Frashëri të klasit të II, titullin Artiste e Merituar, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›