E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi pret Jeffers: Të vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me SHBA-në

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), dhe njëkohësisht Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Partneriteti ynë strategjik dhe angazhimi i përbashkët në NATO janë dëshmi e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona dhe një bazë e rëndësishme për forcimin e sigurisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe stabilitetit në rajonin tonë”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes siguroi se Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me SHBA-në dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët.

1 nga 7

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›