E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi takon studentë shqiptarë të mjekësisë në Ankara

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me studentë shqiptarë që ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, pjesë e Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë në Ankara (Turqi).

Nufi bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për jetën studentore, përvojën e të rinjve në Turqi, sfidat dhe mundësitë që i presin, si dhe për Shqipërinë dhe vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.

Ministri vlerësoi se prania e studentëve shqiptarë në këtë universitet është dëshmi e bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, si dhe një investim në përgatitjen e brezit të ardhshëm të mjekëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Nufi theksoi rëndësinë e njohurive dhe përvojave që të rinjtë fitojnë gjatë studimeve jashtë vendit, duke i cilësuar ato si një vlerë për Shqipërinë dhe si një urë miqësie mes dy vendeve.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›