E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soni rrëfen telefonatën e Berishës

Soni Malaj, është rikthyer Tiranës më energjike se kurrë, duke marrë mbi supe një rol që s’e ka provuar kurrë më parë, si gjykatëse në jurinë e “X Factor Albania”. Javë më parë arriti të realizonte bashkimin me grupin “Spirit Voice”, që ajo e dëshironte prej kaq kohësh.

"Rikthimi i grupit ishte një dashuri, diçka mjaft emocionale, ishte një gjë shumë e bukur, që edhe vetë nuk di si ta shpjegoj. Ka qenë një dëshirë e kahershme e imja. Menduam që një prezantim shumë i mirë do të ishte në “100 vjet muzikë”, sepse sido që të jetë edhe ne kemi lënë një gjurmë në muzikën shqiptare, në artin shqiptar dhe ne ndër vite si “Spirit Voice”, kemi bërë riorkestrimet e këngëve popullore qytetare,'' ka shpjeguar ajo për mediat shqiptare.

Ajo ka treguar që ka marrë edhe një urim nga kryeministri Berisha për bashkimin:  "Po, kjo ka qenë diçka shumë e bukur. Menjëherë pas përfundimit të asaj nate, zoti Berisha, si një artdashës që është, na mori në telefon, duke na uruar pikësëpari dhe duke na pyetur pastaj për familjet respektive. Ne jemi ndjerë vërtetë të privilegjuara atë natë." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›