E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk bënte seks me gruan, gjykata e dënon me 10 mije € gjobë

PARIS – Nuk e ka tradhtuar e as mashtruar bashkëshorten e tij, por është i detyruar të divorcohet dhe t’i paguajë asaj një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh, për shkak se nuk ka përmbushur detyrimet e tij si bashkëshort në shtrat.

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Aix-en-Provence ka ndezur një debat të fortë në Francë.

Gjykata vendosi që burri i martuar prej 20 vjetësh, të paguajë shumën e 10 mijë eurove për bashkëshortën e tij, pasi u shpall fajtor për mungesën e raporteve seksuale prej shumë vitesh. Gjykata i dha të drejtë gruas, e cila pretendon se bashkëshorti i saj shtirej si i sëmurë, për të shmangur çdo kontakt me të.

Trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse e cila justifikoi mungesën e seksit mes çiftit me faktin që i pandehuri kishte probleme me shëndetin dhe lodhej shumë në punë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›