E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet qendra për autizmin, Liri Berisha: Gati edhe një strategji kombëtare

TIRANË- Është përuruar sot qendra rajonale për autizmin në Shqipëri. Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” Liri Berisha e konsideroi këtë qendër si simbol të mirësisë dhe shpresës, që një numër i madh personash treguan në vite për fëmijët autikë, përmes kontributit të tyre.

“Qendra do të shërbejë për trajtimin dhe edukimin e specialistëve të rinj dhe studentëve. Kemi hedhur hapat e para drejt kërkimit shkencor dhe jemi drejt përfundimit të një strategjie kombëtare për autizmin, përgjigjia më e mirë për shqetësimet që sjell e ardhmja është vendosmëria jonë për të vazhduar me përkushtim, këtë mision të nisur”, tha zonja Berisha.

Ndërkaq, ministri Vasili në fjalën e tij theksoi se për herë të parë shëndetësia shqiptare stabuilizon një raport të munguar, atë të bashkëpunimit mes biznesit dhe ideve, për cështje të mëdha sic ëshë autizmi.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qënë edhe bashkëshortja e kryeministrit kosovar Hashim Thaci si dhe ministra e deputetë kosovarë. Në fund të aktivitetit janë shpërndarë cmime për disa nga kontribuesit kryesorë për këtë projekt, si themeluesi i fondacionit “Fëmijët shqiptarë” Domenik Skalione, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›