Bashkia e Tiranës: Padi për shpifje ndaj Aldrin Dalipit
TIRANE- Bashkia e Tiranës do të depozitojë në Gjykatë një padi për shpifje ndaj kryetarit të këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi, i cili akuzoi sot kryebashkiakun Lulzim Basha, se “po abuzon me fondet publike në shërbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij".
Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, tha për mediat se ndaj Alfred Dalipit do të depozitohet në Gjykatë një padi për shpifje.
"Bashkia e Tiranës falenderon qindra mijë qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, pa dallim bindjesh politike, që u bashkuan në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rendësishme të historisë tonë kombëtare. Fatkeqësisht kjo frymë feste dhe bashkimi po përballet me avazin e vjetër të përçarjes dhe konfliktit politik që Edi Rama, i verbuar nga xhelozia për atmosferën në Tiranë, ju rikthye sërisht dhe zhgënjyeshëm. Akuzat absurde dhe qesharake janë thjesht dhe vetëm shpifje, që u leshuan si rrjedhojë e këtij mllefi. Edhe pse zoti Dalipi ishte vetëm zëdhënës i xhelozisë dhe mllefit të zotit Rama, e informojmë se ndaj tij do të depozitojmë në Gjykatë një padi për shpifje. Sigurojmë qytetarët se këto akuza qesharake nuk do të pengojnë aspak përgatitjet tona për t’i dhënë Tiranës një atmosferë të veçantë festive në këtë fundviti”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)