Nuk dëshiron të kthehet në City

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 18:04
Emmanuel Adebayor, aktualisht i huazuar në Real Madrid nga Manchester City, nuk dëshiron të kthehet te klubi anglez në fund të sezonit. Madrilenët duket se nuk janë të interesuar ta blejnë sulmuesin nga Togo, por futbollisti shtatgjatë nuk dëshiron të kthehet tek ekipi i udhëhequr nga Roberto Mancini.
“Ekziston një diferencë enorme ndërmjet Mancinit e Mourinhos. Jose ka personalitet, karakter dhe nuk ka frikë të flasë me ty, kushdo që je. Në City ishte sikur të mos ekzistosh. Mancini nuk më fliste, dinte vetëm të më kritikonte dhe njerëzit më patën harruar”, deklaroi Adebayor për News of the World.