Nuk dihet nëse kryeministri Thaçi do të dëshmojë në gjykimin e Limajt

Nuk dihet nëse kryeministri i Kosovës është i gatshëm që në shtator të dalë para Gjykatës. Zyra e tij nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje nëse Hashim Thaçi do të dëshmojë në rastin e MTPT-së ndaj Fatmir Limajt.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga këshilltarja e tij, Dhurata Hoxha, por ajo nuk e ka kthyer një të tillë. Megjithëkëtë, nëse Gjykata vendos që kryeministri të jetë dëshmitar, Kodi Penal i Kosovës e obligon atë që të paraqitet para trupit gjykues.
E Fatmir Limaj nuk është tërhequr nga kërkesa e tij. Janë pikërisht kjo listë e SMS-ve që ka mbetur si provë e vlefshme dhe nuk është hedhur poshtë.
Kështu për Fatmir Limajn, Nexhat Krasniqin dhe Endrit Shalën Gjykata e konsideron të domosdoshme që të vlerësojë gjatë shqyrtimit kryesor nëse ata kishin kryer veprën penale të krimit të organizuar./Indeksonline/