Viktima në Gërmi u vetëvra dhe ishte nga Shqipëria

35-vjeçari që u gjet i vdekur të shtunën në pishinën e Gërmisë dyshohet se u vetëvra. Pantallonat e tij, përveç që ishin të mbushur me gur, sipas raportit të autopsisë ishin edhe të grisur në pjesën e poshtme. Dëmtimi i tyre dyshohet se është bërë në kohën kur 35-vjeçari kaloi rrethojat e pishinës së Gërmisë. Këtë nuk e bëri gjatë natës.
KTV mëson se ai kishte dalë nga shtëpia në orën 7 të mëngjesit. Vetëm një orë më vonë ai ishte gjetur i vdekur nga pastruesit e pishinës.Në bazë të këtyre mjekësia ligjore deklaron se nuk ka shenja që atë e ka vrarë dikush. Viktima ishte nga Shqipëria, përkatësisht nga qyteti i Durrësit.
Ai mësohet se po punonte në një projekt në Kosovë. Identifikimin e tij e kishte bërë familja, e cila ishte ndihmuar nga Ambasada e Shqipërisë./Indeksonline/