Thaçi me mandat presidencial

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pos angazhimeve në ekzekutiv, është duke u marrë edhe me funksione që i takojnë të parit të shtetit.
Më 20 korrik ai ka qëndruar në Rahovec, me ç’rast u ka dorëzuar titullin “Hero i Kosovës” familjarëve të pesë dëshmorëve të këtij lokaliteti.Me Ligjin për dekorata parashihet që këtë titull e ndan presidenti i shtetit.
Në rrethanat aktuale, kjo gjë është në mandatin e Atifete Jahjagës. Pavarësisht kësaj, Thaçi ka marrë të drejtën që me këtë titull t’i dekorojë dëshmorët: Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi, Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi dhe Sheh Myhedini.
Në ceremoninë e ndarjes së këtyre dekoratave nuk ka qenë i pranishëm asnjë zyrtar i lartë i Presidencës./Tribuna/Indeksonline/