Nuk do i lejojmë që në ikje të shpërdorojnë pasuritë kombëtare
Në datën 20 maj 2013, Ministria e Mjedisit ka shpallur njoftime për disa gara për të dhënë në shfrytëzim hapësira ujore për kultivim të peshkut.
Së pari, procedurat bazohen në Ligjin për peshkimin, ndërkohë që të gjitha procedurat lidhen me kultivimin e peshkut dhe si të tilla duhet të mbështeten në Ligjin për Akuakulturën që nuk është miratuar ende.
Po ashtu procedurat e konkurrimit për leje të ngjashme duhet të miratohen më parë me një vendim të qeverisë, por edhe kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Ndërkohë midis lejeve të ndryshme ka cenime të rënda të zonave të mbrojtura. Ja disa prej tyre:
1. Saranda, Gjiri i Aramurës
Bazuar në VKM rr. 693, datë 10.11.2005 Për Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit Park Kombëtar, gjiri i Armurës është Zonë qendrore e ruajtjes së biodiversitetit, e shënuar në hartë me A, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
2. Kurbin, zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat
Në kundërshtim me germën a të pikës 4, të VKM Nr.995, datë 3.11.2010 Për shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” të ekosistemit natyror ligatinor të Patok – Fushëkuqe Ishëm Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
3. Lezhë, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath
Në kundërshtim me germën a të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
4. Lezhë, Laguna Vain, Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë
Në kundërshtim me germën a të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur Sekretari i Përgjithshëm (MV), Drejtori i Përgjithshëm (AM) dhe Drejtori i Peshkimit (PC) për të mbyllur procedurat.
Zotërinjtë e mësipërm dhe kushdo tjetër nuk do të lejohen të shpërdorojnë pasuritë kombëtare.
