E Diel, 1 Nëntor 2026

Financial Times: Njerëzit u lodhën me Berishën. Rama fitoi ndershmërisht

rama berisha

Gazeta prestigjioze, Financial Times, në një analizë për integrimin e vendeve të Ballkanit, shqyrton edhe Shqipërinë.

Tim Judah në opinionin me titull: Kroacia është shembulli, që Brukseli e shndërroi Ballkanin shkruan se Shqipëria së bashku me Kosovën kanë sinjale të mira për integrimin në BE.

Në këtë artikull, ku analizohen përparësitë që kanë shtetet e Ballkanit drejt BE, në pjesën për Shqipërinë shkruhet:

Marrim Shqipërinë. Në vitin 2009, lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën se ka vjedhur zgjedhjet. Më pas në vitin 2011-të pas një skandali korrupsioni, katër manifestues u vranë nga dritaret e zyrës së Berishës nga Garda e Republikës. Berisha akuzoi Ramën për grusht shteti dhe rezultati i kësaj ishte frenimi i procesit të integrimit të Shqipërisë për në BE.

Më tej shkruhet se: Më pas në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama fitoi ndershmërisht dhe me rezultat të thellë, ndërsa Berisha dha dorëheqjen. Në fakt ky rezultat reflekton edhe faktin se njerëzit u lodhën me të, por ndjesia ishte se vendi u bllokua dhe procesi i integrimit europian ishte një kriter për të matur bllokimin e vendit. Shqipëria tani ka mundësi të mira për tu bërë një kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE nga fundi i këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›