Nuk do te largohet. Neymar ende ne Brazil

Emri i tij është më i përfoluri në merkato, por talenti brazilian Neymar ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flasin për një tranferim të mundshëm në kampionatin spanjoll ku Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nisur një garë të ashpër për të pasur shërbimet e tij. Mediat braziliane dhe ato spanjolle janë të sigurta që sulmuesi 19-vjeçar ka nënshkruar një parakontratë dhe transferimi kushton 60 milionë euro, por ende nuk mund të përcaktojnë nëse destinacioni i tij do të jetë skuadra e Guardiolës apo ajo e Mourinhos. Përballë këtyre lajmeve, vetë Neymar ka mohuar gjithcka, duke bërë të ditur se do të vazhdojë të luajë me Santos në kampionatin brazilian.
"Gjithçka është vendosur mes babait tim dhe presidentit. Unë nuk do të largohem nga Santos gjatë merkatos së ardhshme. Unë jam një lojtar i Santos dhe vetëm kaq mund të them”, ka bërë të ditur Neymar, i cili aktualisht është i lidhur me klubin brazilian me një kontratë deri në vitin 2015, nga e cila përfiton jo më shumë se dy milionë dollarë në sezon.
Një shumë e vogël, nëse krahasohet me atë që 19-vjeçari do të fitonte në Europë. Më parë Neymar refuzoi ofertën e Chelsea, ndërsa tani po bën të njëjtën gjë me Barcelonën dhe Realin e Madridit. Por përtej deklaratave të futbollistit, mediat braziliane këmbëngulin që ai do të luajë sezonin e ardhshëm në Spanjë, ndërsa kjo shihet si një lëvizje e Santos për të rritur çmimin e një prej talenteve më të mëdhenj të viteve të fundit.
Nertan Prifti