Aksident me vdekje në Tiranë, humbet jetën e moshuara, ndalohet shoferi
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryrqytet me pasojë vdekjen e një të moshuare.
Një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Polica ka bërë me dije se viktima, 75-vjeçarja Makbule Avdo është përplasur nga automjeti me targa TR 3375 G kur po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por policia kë bërë me dije se ka ndaluar drejtuesin e automjet, identiteti i të cilit ende s’është bërë me dije, dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.