Nuk e arriti MCLaren, pushim për Raikkonen
Kimi Raikkonen largohet nga Formula 1. Së paku për një sezon, më pas mbetet të shihet. Finlandezi ka vendosur të pushojë një vit, pasi nuk arriti marrëveshje me McLaren.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i ish drejtuesit të Ferrarit, Steve Robertson, për të përditshmen finlandeze Turun Sanomat.
“Alternativa për 2010 në Formula 1 ishte McLaren ose asnje makine tjeter. Kimi dhe skuadra nga Woking nuk e kanë arritur marrëveshjen, kështu që ai nuk do ta jetë pilot i GP sezonin e ardhshëm. Në këtë rast një vit pushim nuk do të thotë asgjë. Më e rëndësishme do të jetë që për të ardhmen ta gjejmë një vend të përshtatshëm për të, ku do të kishte mundësi të luftonte për suksese dhe për botëror. Kimi jeton me ëndrrën për ta drejtuar atë makinë”, theksoi Robertson.
(d.b/BalkanWeb)