Gjeneralët kundër Mediut Ish-kreu i ushtrisë: “Gërdecin e ngriti Mediu”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtnant Luan Hoxha, ka fajësuar për tragjedinë e Gërdecit ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe institucionin që ai drejtonte. Nëpërmjet avokatit mbrojtës Ibrahim Lahi, gjenerali tha se përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do të demontoheshin municione, nuk është kompetencë e Forcave të Armatosura e, për pasojë, e Shefit të Shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar ndërtimin e fabrikës pikërisht në këtë vend. Madje, edhe kalibrin e armëve që do të demontoheshin dhe procesin e demontimit e ka përcaktuar Ministria. Deklarata është bërë në seancën e djeshme në ngarkim të 29 të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e 15 marsit të vitit të shkuar, ku humbën jetën 26 persona.
Pretendimet
Duke iu referuar ligjeve, avokati i Luan Hoxhës pohoi para trupit gjykues se nuk është kompetencë e Forcave të Armatosura ruajtja e sigurisë së ambienteve të një kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ka faturuar Mediut edhe përgjegjësinë se kishte urdhëruar përfshirjen e ushtrisë në transportin e municioneve në Gërdec për llogari të kompanisë Albademil, se edhe përzgjedhja e armatimit të kalibrit të lartë nuk është bërë nga Forcat e Armatosura.
Sipas avokatit Lahi, çdo urdhër i Mediut është firmosur nga Luan Hoxha për ato pika që u përkasin Forcave të Armatosura.
Duke kundërshtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhës e mbylli mbrojtjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm duke thënë se disa urdhra ish-ministri i ka dhënë pa dijeni të gjenerallejtnant Luan Hoxhës.
Ish-drejtori
Ndërkohë, po në seancën e djeshme, avokati i ish-drejtorit të harmonizimit të ligjeve, Ndue Marku, i kërkoi gjykatës që të thërrasë si dëshmitar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ish-gjenerali pretendoi para gjykatës se dëshmia e Mediut i siguron atij pafajësinë në këtë proces. Në Gjykatën e Tiranës po gjykohen në gjendje të lirë krerët më të lartë të ushtrisë, të cilët u shkarkaun nga detyra dy ditë pas tragjedisë së 15 marsit në Gërdec të Vorës.
Rrëzohet kërkesa e Delijorgjit, Pinarit e Minxollit
Trupi gjykues, i kryesuar nga Ridvan Hado, ka rrëzuar kërkesën e 3 të akuzuarve si përgjegjës kryesorë për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, për gjykim të shkurtuar. Nëse do të pranohej kërkesa, administratori i fabrikës së demontimit “Albademil”, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, do të shpëtonin nga dënimi me burg të përjetshëm. Seanca gjyqësore në ngarkim të 29 të pandehurve zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Kërkesa u dorëzua në seancën gjyqësore të 12 nëntorit nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, ndërsa vetë ata nuk ishin të pranishëm. Avokati mbrojtës i ish-drejtorit i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, kishte paraqitur pranë trupit gjykues kërkesën për gjykim të shkurtuar për klientin e tij. Vetëm pak minuta më pas, një tjetër kërkesë për gjykim të shkurtuar u dorëzua nga avokati mbrojtës i administratorit të fabrikës së demontimit, Albademil, Mihal Delijorgji. Më pas erdhi dhe kërkesa e mbrojtësit ligjor të ish-drejtorit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, Dritan Minxolli. Vetë tre të pandehurit, të cilët ndodhen në gjendje arresti, nuk ishin të pranishëm në seancë. Një tjetër kërkesë nga tre të dyshuarit si përgjegjës të tragjedisë së 15 marsit të vitit të shkuar në Gërdec, ishte printimi i dosjes voluminoze dhe vënia e saj në dispozicon të tyre.
Në gjyqin e tragjedisë tre ish-ministra
Ish-shefi i Kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Ndue Marku, kërkoi dje në Gjykatën e Tiranës, në procesin për tragjedinë e Gërdecit, thirrjen si dëshmitarë të ish-ministrave Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj si dhe të ministrit Fatmir Mediu. Marku tha se Bumçi dhe Alibeaj kanë kaluar në zyrën e ministrit të Drejtësisë, gjithë praktikën dokumentare mbi të cilën ishte ngritur dhe funksionoi fabrika e Gërdecit. Sipas ish-zyrtarit të ushtrisë, dy ministrave u ishte kërkuar mendim për të gjitha vendimet e dhëna në lidhje me Gërdecin, për të verifikuar përmes Drejtorisë së Kodifikimit, nëse ishin në përputhje me ligjin. Në seancën e djeshme deklarata surprizë ka ardhur nga avokati i ish-drejtorit të MEICO, Ylli Pinari, i cili ka thënë se Gërdeci nuk ishte një aksident, por një sabotazh përmes aktivizimit të shpërthimit me anë të bombës.
Prokuroria e Përgjithshme, në dosjen e saj, përshkruan ndërkohë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurisë gjatë demontimit të armëve. Pak kohë më parë, me të njëjtën deklaratë ka dalë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por alibitë u hodhën poshtë nga prokuroria, e cila në kërkesën për gjykim zbardhi skemën e shpërthimit. Sipas prokurorëve, fërkimi i një karroce me barutin ka shkaktuar fillimisht zjarrin, i cili më pas ka përfshirë fabrikën duke sjellë edhe shpërthimin.
Imuniteti i Mediut, Prokuroria përgatit kërkesën e dytë
Prokuroria e Përgjithshme po përgatit dosjen për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kërkesa për heqjen e imunitetit të ministrit aktual të Mjedisit do ti drejtohet Parlamentit menjëherë pas plotësimit ligjor të dosjes. Burime nga organi qendror i akuzës bënë të ditur se grupi i prokurorëve po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për të rikthyer edhe një herë gjykimin për Mediun, i akuzuar për shpërdorim detyre, që çoi në tragjedinë e Gërdecit. Kërkesa për heqjen e imunitetit të Mediut pritet ti referohet nenit 292 të Kodit të Procedurës Penale, i cili në dispozitën e tij ka të përcaktuara edhe rastet kur mund të rikërkohet heqja e imunitetit për personat, për të cilët ka një vendim pushimi. Sipas legjislacionit shqiptar, në dispozitën përkatëse thuhet se "vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë së dhënë për shkak të mungesës së ankimimit ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankimimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin.
Të akuzuarit
Nga 29 të pandehur, që Prokuroria ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimit “Albademil”, vetëm 3 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, dhe ish-drejtori teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi i tij, Agim Lala; Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Në Gërdec ka predha
Në zonën ku ndodhi tragjedia e Gërdecit që shkaktoi 26 persona nga shpërthimi i 15 marsit të vitit të kaluar, është gjetur një predhë e pashpërthyer. Predha në gjendje aktive për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Gërdec. Banori Selami Sefaj nga Gërdeci bëri të ditur se ka gjetur një predhë teksa punonte tokën para oborrit të shtëpisë së tij. Sipas Sefajt, në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur predhën brenda në tokë i janë rikthyer dhe një herë pasazhet nga tragjedia që ndodhi vitin e kaluar nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve që ndodhej në fshatin e tyre. Por banori i Gërdecit shtoi se predha të tjera ka gjetur gjatë gjithë kohës në oborrin e tij edhe pas përfundimit të operacionit të ushtrisë për mbledhjen e municioneve në fshat. Një shpërthim i saj mund të kishte qenë fatal për familjen Sefaj. Një prekje me lopatë do të kishte rezultuar vdekjeprurës për banorin. Gërdeci dhe mbarë Shqipëria u trondit një vit më parë më 15 mars kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve “Albademil”.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009