E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup: Ballkanasit, pesimistë e viktima të korrupsionit

BRUKSEL- Pesimistë, viktima të korrupsionit, të goditur nga kriza ekonomike dhe më pak europianë se në të kaluarën: ky është portreti i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci i dalë nga një studim i Balkan Monitor di Gallup Europe. Këtë vit ky raport u organizua në bashkëpunim me Fondin Europian për Ballkanin.

Sipas analistëve, në përgjithësi mbizotëron një klimë pesimizmi, me përjashtim të Shqipërsë dhe Kosovës.

“10 vjet nga lufta në Kosovë, koha ka kaluar por nuk ka pasur përmirësime domethënëse: kjo ka shkaktuar një dekurajim” ka komentuar ish presidenti i këshillit italian Xhuliano Amato gjatë prezantimit të studimit në Bruksel.

Për më tepër, sipas Amatos, rruga drejt pranimit në BE ka shkaktuar një impakt më të rëndë të krizës ekonomike, me rënien e investimeve të jashtme. Pjesa më e madhe e qytetarëve në rajon në mënyrë direkte ka provuar një rënie të standardit të jetësës: si psh vështirësi në pagimin e faturave, e cila shkon nga 37 % e popullsisë në Bosnje deri në 59 % e kosovarëve.

Të rinjt janë pesimistë sa i përket punësimit të tyre, ndërsa më shumë se 2/3 e të itervituarve në rajon mendojnë se korrupsioni është një fenomen i shfrenuar në qeveri dhe në biznes.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, në 2008 janë detyruar të paguajnë nën dorë për të zgjidhur problemet, ndërsa në vende të tjera kjo përqindje shkon nga 8 në Kroaci në 20 % në Maqedoni e Kosovë.

Dy të tretat e të intervistuarve në Kosovë, Bosnje Hercegovinë janë të prekur nga krimi i organizuar, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit kjo shifër shkon nga 32% në Shqipëri në 61 % në Kroaci.

Besimi në klasën politike në nivel kombëtar dhe në institucionet europiane është në rënie. Në përgjithësi më shumë se gjysma e të intervistuarve në të gjithë vendet e rajonit mbështesin anëtarësimin në BE. Kroatët të cilët mund të hyjnë të parët në BE, në krahasim me qytetarët e vendeve të tjera në rajon janë më kritikët.

Gati 4 në 10 të intervistuar janë indiferentë ndaj kësaj cështjeje, ndërsa 43 %, në rast të një referendumi, do të votonin kundër anëtarësimit në BE.

Amato shpjegon se “Të hysh në BE do të thotë të hysh në një treg ku konkurrenca është më i fortë”

Por gjithë këto pakënaqësitë nuk do të thotë që domosdoshmërisht qytetarët e vendeve të rajonit duan të largohen në shtete të perëndimit.
Me përjashtim të Shqipërisë ku 38 % e të intervistuarve do të donin të largoheshin nëse do të kishin rastin, Kroacia numëron 11 % të potencialit që janë emigrantë, ndërsa në Mal të Zi dhe Bosnje numri i atyre që duan të largohen nga vendi i tyre është gjithnjë në ulje. Në Mal të Zi nga 39 % që ka qenë në 2006, në 2009 është 16 % ndërsa në Bosnje nga 25 % në 16 %.

Një faktor pozitiv për të zgjidhur pesimizmin e përgjithshëm që ka kapluar shtetasit e Ballkanit do të ishte liberalizimi i vizave në zonën Shengen për të cilën të parët do të përfitojnë Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ndërsa në një moment të dytë dhe Shqipëria e Bosnja.

Pikërisht eliminimi i vizave Shengen mund të jetë “një hap strategjik” sipas Ivan Krastev, presidentit të qendrës së strategjisë së liberalizimit në Sofie për një “integrim të shpejtë të këtyre vendeve në BE”

(ansamed/s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›