"Shperthimi me shkaterroi gjithcka, familjaret jane plagosur"
I veshur me nje bluze te gjelber, e cila ishte e mbushur me barut, tregon se tashme ka humbur cdo gje. Shkopin qe e perdorte per te nxjerre bagetite e mban ne doren e majte, nderkohe qe telefonin ne doren e djathte, ku edhe perpiqet te lidhet me familjen e tij qe ndodhej ne spital. Sheh shtepine, e cila i eshte shembur e tera. Ka humbur edhe bagetite me te cilat jetonte. Pervec rrenojave, te cilat kane mbetur, shikon nje here rreth e rrotull dhe behet gati te braktise fshatin, ne te cilin ka rreth 15 vite qe jeton. Veiz Disha eshte rreth te 60-ve dhe nuk e di as vete se si ka shpetuar. Ne nje interviste te dhene per gazeten "Koha Jone", tregon momentet e para te shperthimit, ku ndodhej dhe si e gjeti familjen e tij. Tavani i shtepise ishte shembur nga dy predha, te cilat i kane rene mbi cati. Burri tregon per gazeten se ka humbur gjithcka. Madje, shprehet i trembur se shperthimet do te vazhdoje edhe me tej, pasi municionet jane edhe me te shumta se keto qe kane shperthyer. Ai thote se i trembet pikerisht atyre raketave, per te cilat flitet se jane strehuar ne tunele dhe qe mund te sjellin nje katastrofe te dyte.
Sa ishte ora kur degjuat shperthimin?
Ishte rreth ores 12:05, kur ne ato momente degjova nje zhurme te lehte. Me pas nje zhurme me te madhe.
Ku ishit ne ato momente?
Isha jashte shtepise, ne nje lokal.
Cfare bete me pas?
Dola me vrap per te pare se cfare po ndodhte. Ne ato momente, pash xhamat e lokalit, te cilat u thyen te gjitha. Nderkohe qe pastruesja, e cila ndodhej brenda kur ka dale, kishte nje te care ne duar dhe nje ne qafe. Vrapova per ne shtepi per te pare se cfare po ndodhte dhe si ishin te afermit e mi.
Cfare mendonit ne ato momente rruges?
Shperthimi ishte shume i fuqishem, njesoj si nje bombe berthamore. Ne ato momente mendova se u kthyem serish ne '97-en. Teksa vrapoja rruges per ne shtepi, shihja shtepite e fqinjeve te mi, te cilat ishin gati te shembura e banoret qe vraponin te gjakosur. Aty humba shpresat.
Kur vajtet ne shtepi, si i gjetet?
Pasi isha afer ne shtepi, m'u duk se nuk kishte pesuar gje. Por kur iu afrova, vura re tavanin qe kishte rene ne shesh. Mbi tavan qendronin dy predha, te cilat e kishin shembur komplet. Ne stalle kisha dy vica, te cilet kishin ngordhur nga era e barutit. Cdo gje me eshte prishur, e kam mbetur jashte.
Po te afermit a ishin plagosur?
Gruan e gjeta ne shesh dhe femijet ishin jashte. Ishin plagosur. Erdhi ambulanca dhe i dergoi per ne spital. Nuk e di as ne cilin spital jane dhe si eshte gjendja shendetesore. Nuk kam mundur te lidhem dot me ta. Antenat e kompanive jane shkaterruar dhe nuk ka vale. Nuk e di si do lidhem me ta.
Sa depo jane gjithsej?
Ka tre depo me municione, te cilat duhet te caktivizoheshin te gjitha. Deri tani ka plasur vetem njera, qe kishte fisheke. Po jane dhe dy te tjera, te cilat nese shperthejne atehere do te shuhet gjysma e Tiranes.
R.Caushaj
"Ne pune gjendeshim te pakten 80 vete"
Albin Mecaj, 22 vjec, eshte nje prej punetoreve ne depot ku ndodhi shperthimi katastrofik mesditen e djeshme. Ne linje telefonike, ai flet per ngjarjen e ndodhur, ndersa gjendej larg vendit te shperthimit. Ai tregon se ne momentin e ngjarjes ne pune gjendeshin te pakten 80 persona per asgjesimin e armatimeve. Mecaj tregon se eshte djegur nga vala e flakeve te shkaktuara nga shperthimi, nderkohe qe mesohet se nga kompania kontraktore ishin punesuar 120 persona.
"Evakuuam Rinasin, pezulluam fluturimet"
Por pasoja ka pasur edhe ne aeroportin e Rinasit. Arlinda Causholli, zedhenese e "Tirana Airport Partners", tha se xhamat e dritareve dhe dyerve jane thyer, megjithese gjendeshin disa kilometra larg nga baza e shperthimit. "Ne evakuuam te gjithe pasagjeret nga zona e rrezikshme dhe pezulluam fluturimet per 30 minuta", sqaroi Causholli dje per mediat. Te pakten 63 persona qe punonin ne kete repart ushtarak dyshohet se jane rrezikuar dhe mund te kene mbetur viktima.