“Nuk e di pse na sulmuan në Cërrik, nuk e prisnim”
07/04/2010 Masakra e 22 majit 1997 risillet në gjykatë nga gardisti që i shpëtoi plumbave
TIRANË- Për masakrën e Cërrikut, dëshmitari i radhës dje ishte gardisti në detyrë Shpend Haklaj. Ai tregoi se ka jetuar ditën e tmerrit edhe pse mban mend që urdhrin e ka pasur për të mbledhur armë e jo për të luftuar me popullin e Cërrikut. Mes të tjerave ai tregon për shokët e vrarë, ata të plagosur dhe për mënyrën se si arritën të linin qytetin pas tërheqjes së detyrueshme. Ka qenë me detyrën e shoferit të tankut që nga 16 marsi 1996.
Dëshmia
Në dëshminë e tij Haklaj tha se “Në mars të 1997 ka qenë data 21 ose 22 morëm urdhër për të shkuar në Cërrik. Urdhrin na e dha komandanti i kompanisë dhe detyra ishte në mbështetje të forcave speciale që vareshin nga Ministria e Mbrojtjes. Kur u nisëm nga Garda kemi qenë 6 tankistë dhe 4 makina të blinduara. Në orën 6 të mëngjesit na rreshtuan para komisariatit të Elbasanit dhe aty na urdhëruan për t’u nisur për në Cërrik dhe për të mbledhur armatimin. Gjatë rrugës ka pasur blinda, furgona policie dhe mbrapa meje ishte një automjet i IFA. Tanku im ishte i parafundit në radhën e tankeve rrugës për në Cërrik. U vendosëm para pallatit të kulturës në Cërrik dhe ishim rreth 4 tanke. Në ato momente dëgjova krisma armësh dhe pashë rikosheta plumbash në një shtyllë elektrike. Mbylla kapakun tim dhe po prisja çfarë do të bënte tanku para meje dhe do veproja edhe unë si ai. Pasi kolegu para meje u tërhoq, bëra dhe unë të njëjtën gjë. Gjatë tërheqjes ndoqëm rrugën nga e cila erdhëm. Disa të forcave speciale hapën derën dhe u futën në tankun tim, pasi blindat e tyre ishin djegur. Kur dolëm tek rruga e kthimit gjeta Hysen Doçin, Pjetër Kolprençin dhe një person tjetër. Ata hynë në blindën time dhe më treguan për ngjarjen. Hysen Doçi më tha se njëri nga ata të forcave speciale në tankun e tij kishte marrë një plumb në kokë. Shkaku ishte se në hyrje të Cërrikut personi që u plagos po qëndronte sipër tankut tek pjesa lartë, ai ishte me gjysmën e trupit përjashta. Në këtë moment një plumb e kap në kokë dhe e plagos. Hysen Doçi dërgon në spital një person të plagosur. Pas kthimit në shesh sheh një tank të fikur dhe trupat e vdekur të Sali Martinit dhe Besnik Sykanit. Nuk i merr dot. Agron Kuliçi dhe Fari Metaliaj janë dy të plagosurit e tjerë në Cërrik. Këtë ma tha Hysen Doçi. Mësova se edhe Bashkim Mema dhe Halit Haxhia ishin të vrarë. Pasi u tërhoqëm nga Cërriku u vendosëm në Elbasan ku na u dha një urdhër për t’u rikthyer në Cërrik për të marrë trupat e pajetë. Por ne nuk pranuan pasi nuk ishim të armatosur për të luftuar. Dua të them se ne nuk ishim të armatosur, por vetëm kishim pistoleta. Nuk është qëlluar mbi popullin e Cërrikut dhe nuk e di pse banorët e Cërrikut ishin përjashta. Menjëherë sapo jemi futur në Cërrik ka shpërthyer flaka dhe të shtënat, mesa duket ata na prisnin. Nuk na ka ndodhur në asnjë qytet tjetër kështu dhe nuk e di pse”.
Gjykata, avokatët të mos zvarrisin gjyqet
Procesi ndaj të pandehurve që akuzohen për ngjarjet e Cërrikut ka më shumë se dy vjet që zhvillohet. Por gjatë kësaj kohe më shumë ka pësuar shtyrje se sa zhvillim. Sipas kryetarit të trupit gjykues, ka qenë kjo arsyeja që ka detyruar gjykatën të kërkoi shpjegime dhe ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë. “Shkaku i shtyrjes së seancave ka qenë mungesa e avokatëve. Dëshmitarët vinin dhe nuk pyeteshin për shkak të angazhimeve të mbrojtësve. Meqë ju i kishit të justifikuara duhet të caktonit një avokat kryesisht për të mos lënë pa mbrojtje të pandehurin tuaj. Pasi këtë e thotë edhe vetë ligji. Për sa i përket problemit të dytë ne nuk e dimë se kush është personi i SHIK që ju thoni dhe as forma në të cilën po iu bëhet presion”, tha kryesuesi i seancës.
Debati avokatë-gjykatë
Avokatët: Jemi të fyer nga gjykata për mungesat
Avokatët debatojnë ashpër me anëtarët e trupit gjykues që drejtojnë seancën e të pandehurve akuzuar për ngjarjet e Cërrikut. Ankesat e shpeshta në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Dhomën e Avokatisë, për avokatët që nuk paraqiten në gjyq kanë qenë edhe shkaku i debatit. Sajmir Visha kryetar i avokatëve penalist u shpreh në gjykatë se: “Jemi shumë të fyer nga dy njoftime të trupit gjykues të kësaj çështjeje penale, mbi bazën e të cilës i kërkohet Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Jaulldyz Kastrati, Saimir Visha dhe Vjollca Pustina. Ky është presion i hapur ndaj avokatëve dhe ne nuk kemi shkelur ligjin. Jemi të angazhuar edhe në çështje të tjera dhe gjyqe të tjera. Kështu që mungesat tona kanë qenë të arsyetuara. Është turp që emrat tanë të jenë pjesë e listës së vendimit të Ministrisë së Drejtësisë. Një shqetësim tjetër është presioni ndaj punës tonë në caktimin e personave të SHIK-ut nga prokurori Anton Martini. Dhe nëse vazhdohet kështu do njoftojmë Dhomën e Avokatisë dhe ministrisë. Kërkesa është të largohet ky person, i cili është në sallën e gjyqit si dhe të mos njoftohet pa të drejtë Ministria e Drejtësisë pasi kishim arsye për mungesën tonë”.