UE, 12 tituj të rinj diplomash dhe 4 doktoratura
07/04/2010 Ndryshimet që përfshijnë universitetin “Aleksandër Xhuvani” për vitin e ardhshëm akademik
ELBASAN- Senati i Universitetit të Elbasanit ka miratuar disa programe të reja studimi, Master të Nivelit të Parë dhe DND në disa degë, të cilat do t’i propozohen për miratim Ministrisë së Arsimit. Po kështu, ministri Tafaj pritet të zyrtarizojë edhe miratimin e katër doktoraturave në Trashëgimi Kulturore, Mbrojtje Mjedisi, Gjuhësi dhe Didaktikë. Universiteti i Elbasanit është i dyti pas Tiranës që do të hapë kaq doktoratura. Ndërkohë pritet që në Elbasan të hapet edhe Qendra e Ekselencës për mësuesit. Ministri Tafaj theksoi se Elbasani përgatitjen e mësuesve e ka pikë të fortë dhe se po punohet për ta kthyer këtë universitet në qendrën e kualifikimit të mësuesve. Ndërkohë Bardhyl Musai e përforcoi deklaratën e ministrit duke theksuar se me traditën që ka në formimin e mësuesve, Universiteti i Elbasanit të kthehet në një Oksford të shqiptarëve.
Programet e reja
Në mbledhjen e Senatit të Universitetit u vendos që t’i propozohet ministrisë për titujt e diplomave: DND në psikolog edukimi, diplomë e nivelit të parë në lëndët e kombinuara histori-gjermanisht, gjeografi-italisht, gjuhë shqipe-frëngjisht. Master i Nivelit të Parë (MNP) në gazetar-reporter, gazetar sportiv, Diplomë e Nivelit të Dytë në marketing, menaxhim, financë, kontabilitet, ekonomia dhe e drejta. Ndërkohë gjatë mbledhjes u vendos që të miratohet krijimi i departamentit të Gjuhësisë dhe Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë. Po kështu do të krijohet departamenti i gjuhës angleze dhe gjermane gjithashtu departamenti i gjuhës italiane dhe franceze. Gjithashtu në Fakultetin Ekonomik krijohen tre departamente për të tria degët. Ndërkohë një investim i rëndësishëm që po bëhet në bibliotekën e universitetit do të bëjë të mundur digjitalizimin e të gjitha të dhënave jo vetëm të bibliotekës, por edhe të mësuesve në të gjithë Shqipërinë.
Propozimet
Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Liman Varoshi në emër të profesoratit të universitetit i propozoi ministrit të Arsimit Tafaj disa pika në funksion të implementimit të procesit të Bolonjës me të gjithë treguesit e saj. Varoshi tha se për të bërë të mundur që ky proces të vazhdojë duhet së pari sigurohet mbështetja financiare përmes krijimit si një zë më vete në buxhet të fondit për procesin e Bolonjës. Së dyti, reforma kurrikulare përbën elementin më të rëndësishëm të procesit të Bolonjës për të krijuar një kurrikul që reflekton të gjitha ndryshimet dhe kërkesat që reflekton tregu. Për të realizuar këtë reformë kërkohet që vlerësimi i kurrikulave të bëhet nga agjencitë e huaja të specializuara pasi përmes vlerësimit të tyre do të përftohet një kurrikulë që në përmbajtje të saj ka krahasueshmërinë, cilësinë, konkurrencën dhe fleksibilitetin duke ndikuar në atraktivitetin e diplomave që lëshohen. Së treti, procesi i Bolonjës nuk mund të implementohet “në bllok” ndaj për këtë e gjykojmë si domosdoshmëri që ai të implementohet në një apo dy programe studimi si p.sh: Teknologji Informacioni dhe Gazetari dhe arritjet mund të shërbejnë për shtrirjen në degët e tjera.
Së katërti, ecuria normale e procesit të Bolonjës do të mundësohej edhe përmes krijimit të një hallke të veçantë në strukturat universitare. Kjo hallkë e përbërë nga specialistë vendas e të huaj do të merrej enkas me implementimin hap pas hapi të të gjitha standardeve që imponon Bolonja”, përfundoi Varoshi. Universiteti i Elbasanit ka njohur një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit. Me miratimin e 4 doktoraturave mbyllet edhe cikli i tretë i studimeve brenda këtij universiteti që konsiderohet më i miri në vend për sa i përket infrastrukturës.