E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonte makina në SHBA, ekstradohet nga Tirana

Tiranë, 7 prill, NOA I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Uashingtonit, një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Françesk Pashkun, banues në Trush të Shkodrës, ndaj të cilit gjykata e Floridës ka lëshuar urdhër-arrestin me numër 92-52-CR-J-20B, në vitin 1999, për kryerjen e veprave penale të Mashtrimit, Transportimit të mjeteve të vjedhura dhe Trafikimit të mjeteve motorike e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga ligji penal amerikan.

Ekstradimi i tij është kryer nga zyra e Interpolit të Tiranës, në bashkëpunim me marshallët amerikanë, pasi i lartpërmenduri gjatë viteve 1997-1998 është përfshirë në vjedhjen dhe transportin e automjeteve luksoze nga Nju Jorku drejt Jacksonville në Florida me qëllim rishitjen e tyre.

Ndërkaq, arrestimi i tij në territorin shqiptar u krye më 23 dhjetor 2009, me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›