E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e di që ka ekstremizëm dhe vehabizëm në Kosovë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë për RTK-në ka kundërshtuar çfarëdo ndërlidhjeje të mundshme të fesë islame me ekstremizmin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm nëpër botë.

“Islami nuk ka asgjë me ekstremizëm dhe fundamentalizëm. Nuk e përkrahë vrasjen e të pafajshmëve nëpër botë. Vrasjet që thirren në emër të fesë janë vetëm keqpërdorim i saj”, tha ai.

Sipas Tërnavës, ka përfunduar koha e neo-komunistëve të cilët duan të shohin mbylljen e xhamive. Këto deklarata i bëri duke hedhur poshtë informatat se në Kosovë ka ekstremistë dhe vehabistë.

“Nuk e di që ka ekstremizëm dhe vehabizëm në Kosovë. Le të na tregojë Ministria e Brendshme dhe Inteligjenca publikisht nëse ka”, theksoi Tërnava.

Shoqëria kosovare, sipas Myftiut të Kosovës, ka ecur drejt zhvillimit të vlerave, duke menduar për ardhmërinë e vet dhe duke vlerësuar të gjitha besimet në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›